Categories Lajme

Emri\ “Tranzit 5”/ Po transportonte emigrantë klandestinë, shpallet në kërkim 52-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Tranzit 5”.

Si pasojë është shpallur në kërkim 52-vjeçari Besnik Laçi, i cili dyshohet se po transportonte emigrantët. Po ashtu, janë proceduar penalisht katër emigrantët që ndodheshin në mjet. Mësohet se shtetasi B. L., është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe duke u favorizuar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi. Vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë.

Shpallet në kërkim 1 shtetas që transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 4 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë të paligjshëm, nga Kukësi në drejtim të Tiranës, kundrejt shpërblimit monetar, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 4”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. L., 52 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Shtetasi B. L., është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe duke u favorizuar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi. Vijon puna për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME