Categories Lajme

Incidenti në avion/ Kryeministri Rama u shoqërua nga policia gjermane në dhjetor, sepse nuk mbajti maskë

Media gjermane “Spiegel.de”, shkruan për një incident të ndodhur në dhjetor në Gjermani

Sipas kësaj media, Policia Federale ka shoqëruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, nga një avion i Lufthansa, “pas mosmarrëveshjes për mbajtjen e maskës kundër koronavirusit”.

Më pas Rama ka pranuar të vendosë maskën dhe sëbashku me delegacionin është nisur në një fluturim tjetër të Lufthansa, për në SHBA.

Media gjermane shkruan:

“Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale”.

“Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid, në fillim të dhjetorit, përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruan media gjermane.

“Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, thuhet në shkrimin e medias gjermane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME