Pas arrestimeve në doganën e Morinës, SPAK ka zhvilluar një aksion në pikën kufitare të Vlorës, ku janë arrestuar 4 persona mes tyre një doganier.
Rreth 15 policë kanë zhvilluar kontrolle në një kamion dhe në ambientet e brendshme të doganës.
Pritet që në vijim të ketë detaje të tjera në lidhje më aksionin e zhvilluar. Kujtojmë se disa ditë më parë, SPAK zbarkoi në pikën kufitare të Morinës, ku u arrestuan 31 efektivë policie për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
