Categories Lajme

Emri/ Vrasja e shqiptarit në një lokal në Greqi, vetëdorëzohet në polici një prej personave të shpallur në kërkim, pjesë e…!

Më shumë se një muaj pas vrasjes së 40-vjeçarit shqiptar në Greqi, Pëllumb Islamit, është vetëdorëzuar një prej personave i cili ishte shpallur në kërkim.

Në pranga është vendosur shtetasi Olsian Nurixhi, 33 vjeç. Ai është paraqitur sot në Policinë e Athinës teksa ka pranuar se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin me armë zjarri që tronditi vendin në muajin e kaluar.

Në 20 mars policia greke arrestoi një tjetër 23-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej për ngjarjen. Ata i përkasin një bande kriminale në Greqi.

Si u identifikuan?

Anëtarët e bandës shqiptare janë identifikuar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar momentin kur ata mbërritën në lokal, si edhe arratisjen e tyre.

Përveç 7 personave të shpallur në kërkim, mes të cilëve 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj, edhe një person tjetër mësohet se është përfshirë në përleshjen e përgjakshme por nuk është identifikuar ende.

Vrasja

Grupi shqiptar hyri në lokal dhe shkoi drejt zonës VIP. Ata biseduan me pronarin dhe kur po largoheshin u përballën me anëtarët e grupit rival që ndodheshin brenda lokalit, në tavolinën ku ndodhej Pëllumb Islami.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht u përleshën dhe kërcënuan njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.

Më pas, nxorën armën duke qëlluar në drejtim të grupit rival dhe për pasojë humbi jetën Pëllumb Islami.

Kthesa e hetimeve

Ndërkohë, në bazë të hetimeve, gjatë përplasjes mes bandave janë përdorur dy armë, një revole dhe një pistoletë.

Fillimisht u dyshua se 39-vjeçari u qëllua aksidentalisht, por hetuesit tani dyshojnë se ai ishte shënjestruar qëllimisht, pasi ishte anëtar i bandës rivale me të cilën kishte mosmarrëveshje Elis Salaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME