Categories Lajme

EMRI+FOTO/ U aksidentua teksa po ecte në trotuar, kush është 29-vjeçari që humbi jetën

Ishte duke ecur në trotuar, përplaset për vdekje 29-vjeçari, arrestohet shoferi. Një i ri nga Tropoja humbi jetën në Lezhë, si pasojë e një aksidenti rrugor. 29-vjeçari Fatmir Pervataj u përplas nga një makinë në aksin Lezhë-Shëngjin.

I riu, sipas Policisë, u aksidentua ndërsa po ecte në këmbë. Ngjarja ndodhi pranë fabrikës së letrës, rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës. Makina drejtohej nga një 19-vjeçar, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë së Lezhës deri në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

29-vjeçari nga Tropoja, pavarësisht dërgimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nuk u mbijetoi plagëve që mori nga përplasja e rëndë.

“Në rrugën Lezhë–Shëngjin, shtetasi E.M., 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P., 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME