Categories Lajme

EMRI\Të shtënat me armë në Vlorë, shenjestër djali i kryeplakut të Kaninës, sherri nisi për një vajzë

Nga ngjarja e Vlorë ku në drejtim të një 24-vjeçari u qëllua mbi 6 herë me armë zjarri. Burime bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliaj.

Fatmirësisht i riu i shpëtoi plumbave ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit. Deri më tani janë shoqëruar rreth tre persona në komisariat të ciëlt mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Dyshohet se konflikti mes dy personave ka nisur për një vajzë. Sipas burimeve autori dhe ‘shënjestra’ janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin dhe sherri ka agravuar në përdorimin e armës.

Makina tip Mercedes ML është në emer të Astrit Aliaj kryeplaku i fshatit Kaninë, ky i fundit makinën ja kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Aliaj 24 vjec ndërkohë që një person me ( xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24 vjecari ka ndaluar, personi që i ka ndjekur ka shtënë disa herë në drejtim te makines tip ML , për fat të mirë 24 vjecari ka mundur tu shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap. Ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24 vjecarit Juxhin Aliaj.

Njoftimi i Plotë: Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME