ndri Prifti ka sugjeruar ndjekësit me anë të një postimi të thyejnë karantinën dhe të ngjiten në mal për të shijuar jetën.
TIRANË– Këngëtari, Endri Prifti ka treguar edhe më parë se nuk e respekton karantinën e vendosur si një rregull bazë nga qeveria, në këto ditë të vështira mes pandemisë së koronavirusit. I mbledhur me një grup shokësh, Endri Prifti ka eksploruar natyrën, duke ngjitur zona malore, ndërsa nuk ka nguruar të ndajë një video ku shfaqet duke pirë raki e duke ngrënë bashkë me shokët.
Këngëtari ndryshe nga çfarë bëjnë shumica e personazheve të shoëbiz-it shqiptar, i ka kërkuar ndjekësve të tij të lenë karantinën dhe të dalin të shijojnë jetën.“Po ju them që janë ditët më të bukura të jetës… Edhe më besoni mua tani. Karantinën mos e thyeni. Dëgjo jepuni këmbëve, pa frena domethënë edhe ngjituni dhe shijoni jetën, lereni karantinën. Të keni shëndet, gëzuar dhe Pashkët. Kështu me qepkë, me djathkë me ulliçka…”- është shprehur Endri Prifti në një video në të postuar në rrjete sociale.