Categories Lajme

Energjia elektrike, nis instalimi i matësve smart, OSHEE: Ndërhyrja në 4 rajone

1622 matës inteligjentë të energjisë elektrike do të instalohen në 4 rajone të vendit. Pas tenderit me fond limit 120 mln lekë të zhvilluar në fund të vitit që shkoi, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka lidhur kontratën që i hap rrugë investimit, ndërkohë që sipas OSHEE-së përfitimet do të jenë të dyanshme, si për kompaninë ashtu edhe për abonentët.

Kjo duke qenë se matësi inteligjent realizon faturim korrekt dhe cilësor të konsumit, si edhe ndjek në kohë reale fluksin e kilovatëve në rrjetin elektrik. Ndërkohë që, konsumatorët mund të kontrollojnë në kohë reale ecurinë e konsumit dhe faturimin, si dhe problemet që mund të shfaqen nga ndonjë defekt identifikohen dhe marrin zgjidhje të shpejtë.

Matësit e rinj do të instalohen në kabinat elektrike dhe tek abonentët e rajoneve: Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Matësit e parë u vendosën në zonën e Kasharit dhe Vorës, pjesë e rëndësishme e rajonit të Tiranës, ku janë përqendruar biznese të shumta.

Pas instalimit të 3500 matëseve inteligjentë në këto dy zona, reduktim i nivelit të humbjeve rezultoi në 7.5%, që është edhe standardi i kërkuar. Ndërkaq, kjo i hapi rrugë zbatimit të planit strategjik për investime në sisteme të matjes përmes përdorimit të teknologjisë inovatore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

27-vjeçari, që u zhduk pasi doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, u gjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mal i Zi! Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

Një ditë historike sot në Ulqin, në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video prekëse/ U vra nga ish-i dashuri filipinas, nëna e 22-vjeçares shqiptare shpërthen në lot: “O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty

I jepet sot lamtumira e fundit 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia italiane zbardh dinamikën e vrasjes së Vladimir Topjanës, arrestohen babë e bir

Fontanafredda, një komunë në provincën e Pordenones, ishte skena e një episodi të rëndë lajmesh.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fermerët e Frakullës: Prodhimi ynë s’ka pesticide, shteti ta verifikojë

Fermerët e Frakullës në Fier, të cilët merren me kultivimin e luleshtrydhes po hasin vështirësi…

LEXO ME SHUME