Categories Lajme

Kokainë brenda kaçkavallit, mbi 70 vite burg për bandën. “Truri” i organizatës, një shqiptar

Mbi 70 vjet dënim për dhjetë të pandehurit e përfshirë në trafik droge në shkallë të gjerë, në të gjithë Italinë Veriore dhe me bazë logjistike në Rovigo. Hetimi nisi pas sekuestrimit të pesë rrotave djathi kaçkavall të mbushura (secila) me 25 kilogramë kokainë të pastër.

Droga ishte transportuar me një kamper nga Holanda dhe kishte si destinacion Sardenjën, ndërsa droga ishte kamufluar brenda rrotave të djathit.  Duke tërhequr fijet e atij sekuestrimi të veçantë në Asti, hetuesit arritën më pas në bazën logjistike të bandës në Rovigo. Dhe kështu hetimi kaloi në duart e Prokurorisë Publike të Venecias, përgjegjëse për krimin e trafikut të drogës në të gjithë Veneto-n.

Gjyqtari Luca Marini dha masat e dënimit për të gjithë anëtarët e bandës, të cilët kishin përfituar gjykim të shkurtuar dhe për pasojë, uljen automatike të masës së dënimit me një të tretën. Prokurori publik Andrea Petroni kishte kërkuar dënime me 93 vjet, por në përgjithësi akuza mbeti e qëndrueshme dhe gjyqtari për seancat paraprake konstatoi ekzistencën e një shoqate kriminale të dedikuar për trafikun e drogës. Dënimi më i rëndë erdhi për të riun shqiptar Erion Feimi, i konsideruar si “truri” i grupit. Ndaj tij, u dha një dënim prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

Hetimi u hap nga Prokuroria e Torinos dhe më pas vazhdoi në Venecia, pikërisht sepse Rovigo konsiderohej si baza e grupit. Në tërësi u sekuestruan mbi 130 kilogramë drogë nga Holanda, e cila zbarkonte në Torino e më pas në Veneto, pjesërisht për të qëndruar këtu dhe pjesërisht për të arritur në Sardenjë. Ndërkaq, shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite e 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë. Të gjithë mund të apelojnë dënimet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME