Categories Showbiz

Eni Çobani: Motër do më bësh, por pjesë nuk dua

Debati mes motrave në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” ka degraduar. Gjatë diskutimit motrat i janë drejtuar njëra-tjetrës me gjuhë të ashpër.

“Motër do bëj Eni Çobanin nëse pranon të më zgjedhë problemin”, kështu u shpreh Valentina, e cila prej kohësh tregon se ka konflikt me motrat dhe vëllanë për shkak të pronave.

Valentina: Unë si dua këta si motra e vëllezër.

Drita: Unë të kam rritur ty.

Valentina: Dhe unë të kam rritur fëmijët. Motër do bëj Eni Çobanin nëse pranon të më zgjedhë problemin. Të prishë rivlerësimin e pasurisë 4 milionë të vjetra dhe ta ndaj me gjyq mes anëtarëve të familjes. Kjo është fjala ime e fundit.

Eni Çobani: Motër do më bësh, por pjesë nuk dua.

Drita: Dëgjo këtu, unë nuk të firmos. Nuk më ndihmove kur pata hallin e burrit, nuk dua as unë të të shoh me sy.

Valentina: Më thotë mua që kursej, po unë do kursej se s’kam njeri. Ti ke fëmijët thesar.

Drita: Të ishe martuar edhe ti si gjithë të tjerët.

Ardit Gjebrea: E kujt është shtëpia?

Drita: E prindërve është, babai nuk donte ti shiste, thoshte të ushqehen fëmijët.

Eni Çobani: Bëhet fjalë për një pasuri 66.36 m2 dhe zonjat kanë jetuar në atë apartament. Sot zonjat e kanë ndryshuar, banesën e kanë bërë dy dyqane. Dhe zonja Drita thotë që nëse aty do të jetonte nëna dhe motrat mund ta rishikonin situatën, por janë dy dyqane dhe kërkojnë një qira. Sa janë qiratë e dyqaneve në Vlorë?

Valentina: 600 mijë lekë zonja Eni. Por dyqanet i kemi rregulluar ne dhe njërin e kemi ne tjetrin e ka nipi, i cili nuk jep sepse thotë jam trashëgimtar.

Drita: Sot nuk ka ligj që ndan djalin nga vajza. Ajo shtëpi në Vlorë është marrë se ne ishim 6 fëmijë dhe të gjithë jemi pjesëtarë. Kur do ta gëzoj unë pjesën e babait, unë jam 70 vjeç.

Valentina: Zonja Eni unë dua që të hiqet vlerësimi i shtëpisë 4 milionë lekë të vjetra.

Eni Çobani: Vali është nga ato vajza që ka sakrifikuar. Me të vërtetë Drita thotë përse nuk është martuar, por të bësh këtë pyetje sot nuk është e thjeshtë. 5 metra nuk të bëjnë gjë ty zonja Drita.

Drita: Unë jam fëmija i madh dhe kam vuajtur më shumë se të gjithë. Unë kam nevojë për ndihmë. Deri tani ne nuk kemi kërkuar asgjë, këtej e tutje unë nuk firmos për dyqanet. Asaj përse nuk i vjen keq për mua? Këtë punë do ta zgjidh me gjyq./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME