Categories Lajme

Epidemilogia franceze: Harrojeni imunitetin e tufës, duhen shtuar testimet

Të mërkurën, më 5 janar, Franca regjistroi një rekord prej më shumë se 332,000 raste të reja infektimesh me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit, dhe 246 vdekje. Varianti Omicron, mjaft infektiv, fajësohet për numrin e madh të rasteve në të gjithë botën. Epidemiologia franceze Catherinë Hill thotë se imuniteti i tufës është ende teori, ndërsa varianti Omicron ka bërë që njerëzit të jenë tejet të rrezikur nga përhapja e tij. Mes shtimit të infektimeve nga varianti Omicron, ekspertja franceze e mjekësisë, Catherine Hill, thotë se imuniteti i tufës është ende një teori.

“Vaksinimi nuk mbron nga mos-infektimi. Pra, nuk mund ta llogarisim imunitetin e fituar përmes vaksinimit, sepse varianti Omicron depërton. Për momentin le të harrojmë imunitetin e tufës”, thotë ekspertja Hill. Të enjten, parlamenti francez miratoi planet e presidentit Emmanuel Macron për pasaportën e vaksinimit, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së variantit Omicron. Epidemiologia Hill shpreh rezervat e saj. “Pasaporta e vaksinimit është mjet për të nxitur vaksinimin e njerëzve që nuk e kanë bërë atë. Nuk mendoj se kjo do të funksionojë, sepse situata është mjaft e tensionuar”. Ekspertja rekomandon testime të shpeshta dhe më strategjike në shkolla, shtëpi të kujdesit shëndetësor dhe zyra, dhe të mos lihet testimi në dëshirën e vetë njerëzve.

“Duhet të kemi një strategji për të gjetur dhe izoluar njerëzit që janë të infektuar. Që nga fillimi testimi është kryer në mënyrë tejet të paorganizuar”, thotë specialistja. Gjatë një përshendetje me rastin e vitit të ri, Presidenti Macron tha se ndoshta 2022 do të shënojë fundin e pandemisë. Specialistja Hill shprehet me skepticizëm ndërsa thotë se nuk mund të parashikohet fundi i pandemisë. “Ne e lamë virusin që të qarkullonte në mbarë botën. Nëse vërtet duam të kontrollojmë pandeminë, do të duhet të ndihmojmë vendet e Afrikës që kanë popullsitë e tyre të pavaksinuara, ku virusi po përhapet gjerësisht. Nuk do të kemi një fund të pandemisë”, thotë mjekja franceze Catherine Hill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME