Categories Sport

Hysaj dhe Bajrami si sheikë, zbuloni sa paguhen lojtarët kuqezi

Çështja e pagave ka qenë gjithmonë in triguese për lexuesit, sidomos për ata futbollistë që marrin miliona euro. Mjafton të shikosh në mediat e huaja, ku gjithmonë flitet për rrogat e Mesit, Ronaldos dhe shumë lojtarë të tjerë të famshëm, por nga ana tjetër edhe Shqipëria ka yjet e saj. Portali “Salary Sport” tashmë është i njohur për listimin e rrogave të futbollistëve në botë dhe jo atyre listave që u zbuluan rreth tri javë më parë në Shqipëri, që vazhdon të jetë edhe sot temë e ditës, duke u bërë kureshtar se sa e ka pagën tjetri.

RENDITJA SIPAS RROGAVE: Nga vëzhgimi i bërë rezulton që mbrojtësi Elseid Hysaj është lojtari më i paguar. Te skuadra e Lacios ai paguhet me një rrogë javore prej 63 mijë paundësh, çka i sjell atij një rrogë vjetore prej 3.2 milionë paundësh ose 3.9 milionë euro. Hysaj firmosi në vitin 2021, në fillim të këtij sezoni, dhe ka një kontratë me klubin e kryeqytetit deri në vitin 2025.

Pas tij vjen fantazisti Nedim Bajrami, i cili përfiton te Empoli në Serinë A 1.87 mln paund ose 36 mijë paund në javë. 22-vjeçari luan sezonin e tij të dytë me fanellën e ekipit toskan dhe ka një kontratë që i skadon në qershor të vitit 2024. Emri i tretë në listim vjen po nga kampionati italian, ku Tomas Strakosha paguhet 34 mijë paund në javë nga Lacio dhe në vit arkëton nga kontrata e tij 1.76 milionë paund. Portieri është në vitin e fundit të kontratës që i mbaron në qershor të këtij viti. Sipas “Salary Sport”, pas tij renditet kapiteni i Kombëtares dhe portieri tjetër, Etrit Berisha, që merr te Torino një rrogë 1.66 mln paund në vit.

Gardiani nuk ka luajtur ende me fanellën e Torinos në këtë sezon, por kjo nuk e pengon që të arkëtojë një shumë të tillë si 32 mijë paund në javë. Më poshtë vijojmë me dy mbrojtësit e qendrës, Marash Kumbulla te Roma që përfiton 1.5 mln paund, ndërsa Berat Gjimshiti tek Atalanta me 1.4. Ndërkohë, në Spanjë Ivan Balliu paguhet te Vajekano vetëm 7 mijë paund në javë, çka i sjell atij një rrogë vjetore prej 369 mijë paundësh. Ndërsa Broja në Premier Ligë, i huazuar nga Çelsi te Sauthemptoni, përfiton 8 mijë e 500 paund në javë që përkthehen në 442 mijë në vit. Ekipi turk i Koniasporit paguan në vit Sokol Cikalleshin me 239 mijë paund dhe Çekiçin me 223 mijë paund. Emra si Myrto Uzuni, Odise Roshi, Lenjani e Trashi nuk janë në këtë listë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME