Categories Lajme

Rritja e infektimeve, Manastirliu lë të hapur rishikimin e kufizimeve

Rreth 80% e punonjësve në administratën publike janë të vaksinuar për Covid 19. Kështu deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga pika e vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’ duke ju referuar inspektimeve të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor. “Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në kuadër edhe të vendimit të Komitetit që në datë 4 të gjithë punonjësit e administratës publike, të shërbimeve duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit apo testin; ka bërë një verifikim në më shumë se 500 institucione shtetërore, deri më tani rreth 80% e punonjësve rezultojnë të vaksinuar.

Ne do ta vazhdojmë këtë inspektim padyshim, me të gjithë institucionet e tjera. Ndërkohë që gjithashtu edhe në supermarket apo në qendra tregtare ka vijuar inspektimi nga strukturat tona të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe rezultojnë rreth 70% deri më sot, deri me këto inspektime të kryera dhe janë rreth 120 struktura supermarketesh apo qendrash tregtare dhe struktura shërbimesh në tërësi që janë inspektuar në këto ditë pas daljes së vendimit”, deklaroi Manastirliu. Duke bërë apel për vaksinim dhe zbatim të masave anti-COVID, Manastirliu tha se situata po vlerësohet në mënyrë dinamike nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

 “Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke ndjekur në vazhdimësi situatën, duke e ndjekur në dinamikë atë, duke vlerësuar të gjithë indikatorët epidemiologjikë. Duke vlerësuar sigurisht edhe masat aktuale. Ndaj apeli është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi dhe sigurisht më pas duke vlerësuar në mënyrë dinamike situatën epidemiologjike do të rivlerësojmë padyshim nëse do të ketë nevojë edhe masat aktuale që kemi”, tha Manastirliu. Aktualisht numri i të shtruarve është 150 por për çdo rast të përkeqësimit të situatës spitalet Covid 1, Covid 3 dhe Covid 4 dhe ato të rretheve janë në gatishmëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME