Categories Sport

E bujshme, Atl. Madrid në bisedime për të nënshkruar me Elseid Hysaj

Është një lajm qe po qarkullon shumë shpejtë dhe bisedimet kanë nisur tashmë. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj i cili për pak ditë thuhet se mund të ndryshojë fanellën dhe të nisë një aventurë me Atleticon e Madridit. Këta të fundit kanë shitur së fundmi mbrojtësin anglez, Kieran Trippier te Newcastle për 16 mln Paund dhe po kërkojnë pasuesin e tij teksa për pozicion dhe mënyrë loje mbrojtësi shkodran do të ishte pasuesi ideal i tij madje lojtari shqiptar mbulon edhe krahun e majtë çka është një plus për të.

Mësohet se emisarë të kampionëve të Spanjës kanë kontaktuar agjentin e Hysajt për të kuptuar edhe mundësinë e transferimit të menjëhershëm dhe pritet të ketë zhvillime të reja. Merkato është e paparashikueshme në raste të tilla dhe ekziston mundësia reale që Hysaj të kalojë te Atl. Madrid por fillimisht Igli Tare duhet të mendojë edhe për një zëvendësues duke qenë se Lazio vet ka probleme dhe kërkon një mbrojtës krahu dhe largimi i Hysajt hap më shumë probleme. Gjithsesi bisedimet janë në zhvillim e sipër e mund të ketë shumë shpejt të reja…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME