Categories Lajme

Epidemiologu austriak rrëzon idetë e karantinës, çfarë do të shkaktojë shifër më të lartë

Profesori në Universitetin Johannes, Sucharit Bhakdi ka hedhur poshtë teoritë e izolimit duke thënë se është zgjidhja më e keqe dhe më shkatërruese për shoqëritë. Shkencëtari dhe epidemiologu austriak këmbëngul se “mbyllja” e shoqërive dhe ngrirja e veprimtarive shoqërore dhe ekonomike çojnë në kushte shumë më të këqija deri në pasoja katastrofike.

Sipas tij, numri i personave që do të ndërrojnë jetë nga tragjeditë financiare do të jetë shumë më i lartë se i atyre të Covidit. Përfundimi kryesor i asaj që ai argumenton është si vijon: Bllokimi dhe politika e përhapjes së frikës dhe terrorit kolektiv janë rezultat i një vendimi politik dhe jo ai mjekësor-shkencor.

Në fillim, Sucharit Bhakdi u pajtua me masat e izolimit dhe ngrirjes së veprimtarive shoqërore, por shpejt kuptoi se si bllokimi dhe kultivimi i frikës kolektive u bë një mjet në duart e autoriteteve politike. Sa i përket rezultateve të kësaj politike, ardhja e valës së 2-të dëshmoi se në fund të fundit gjithçka gjykohet nga rezultati.

Në një intervistë, u shpreh se shoqëritë janë përsëri të detyruara të përballen me pandeminë duke e ditur se bllokimi i përgjithshëm nuk është më një zgjidhje efektive dhe nuk përfshihet më si përparësi për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME