Categories Politike

Maqedoni/ Deputeti jep dorëheqjen pak ditë pas betimit në Kuvend

Deputeti i sapo zgjedhur nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Florin Besimi bëri të ditur se do të jep dorëheqje nga posti i deputetit. Ai thotë se për të është nder t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvend dhe se rrethanat imponojnë të merr një vendim tjetër, njofton Telegrafi Maqedoni. “Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vlerësua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare. Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”, prononcohet Besimi.

Ai thotë se ky vendim vjen në pajtueshmëri me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe në ditën kur janë shpallur kandidatët për ministra të rinj. “Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit. Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim. Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë”, shkruan Besimi. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska tha se Florin Besimi nuk do të mund të votojë për Qeverinë e re dhe për vëllanë e tij për ministër të Financave për shkak se kjo përbën konflikt interesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME