Categories Lajme

“Erdha për një natë, përjetova tm.errin” Inva Mula rrëfen si e përjetoi tërmetin

Sopranoja e famshme Inva Mula ka rrëfyer sot në Abc News përjetimin personal për termetin tragjik që goditi vendin. Ajo jeton prej shumë vitesh në Paris, por nata e 26 Nëntorit e ka gjetur në Tiranë. “Unë pesonalisht e përjetova me frikë. Kisha ardhur vetëm për një natë, por ajo ishte nata e tmerrit. Shumë e frikshme, ajo ora 03.56 minuta. Kjo na tregon se nuk jemi asgjë në këtë botë. Jemi kaq vunerabël, sepse për disa sekonda gjithçka kthehet përmbys… “, u shpreh e emocionuar Inva Mula.

Pyetjes së gazetarit, Endri Xhafo, se i lindi ideja për të organizuar një mbrëmje për mbledhje fondesh, ajo u përgjigj: “Kjo ishte një tragjedi e madhe për vendin dhe askush nuk ka mbetur indiferent. Unë që atë ditë mora makinën dhe shkova në zonat e prekura më rëndë nga termeti. Më emocionoi një nënë e cila teksa mbante fëmijën e vogël në krahë më tha ‘u desh që të binte termeti që të takoja ty’”.

“Ideja për të ndihmuar këta njerëz më lindi menjëherë kur pashë gjendjen e rëndë. Fillimisht doja ta bëjë koncertin në Teatrin e Durrësit…por koha tregoi se thirrja ime për Durrësin ishte emocionale dhe jo e bazuar. Pastaj thashë le të kthehemi në Tiranë. Dhe u vendos që mbrëmja humanitare do të mbahet të dielen tek salla e Katedrales Ortodokse. Dua ta theksoj që në në fakt nuk është koncert por mbrëmje humanitare”, tha më tej Inva Mula.

Xhafo: Cila është skaleta e kësaj mbrëmje sepse janë 50 artistë?

Mula: Po 50 artistë…sapo u bë thirrja janë përgjigjur shumë artistë. Në fakt ka ende që kërkojnë të jenë pjesë e kësaj mbrëmje. Tani meqenëse ka shumë telefonata kemi vendosur që gjithë muaji të jetë me aktivitete të kësaj natyre që të mblidhen sa më shumë fonde, deri më 31 Dhjetor. Duam të mbledhim një kontribut financiar për njerëzit e prekur. Do ta shohim më datë 31 Dhjetor se sa do jetë shuma e mbledhur dhe më pas do vendosim. Do doja që ky kontribut të shkojë për ndërtimin e shkollave në Durrës apo Thumanë. Në një të nerserme më pëlqen të shoh një pllakatë ku shkruhet ‘kjo shkollë u bë me kontributin e artistëve’.

Xhafo: Disa prej artistëve që do jenë pjesë e kësaj mbrëmje dhe si do jetë organizimi?

Mula: Do jenë artistë të zhanreve të ndryshme, këngëtarë, aktorë, balerinë. Si psh. Vikena Kamenica, Zamira Kita, Mirush Kabashi, Eva Alikaj, Irma Libovoha, Eranda, Aurela Gaçe, Era Rusi, Jonida Maliqi, etj.

Xhafo: Si do të bëhe kontributi dhe sa është shuma?

Mula: Nuk do shiten bileta, hyrja është falas. Por ama,  çdo qytetar mund të bleje një biletë që kushton 500 lekë (të reja). Mbrëmja nis të dielën më 8 Dhjetor në orën 17:00, këngët do të jenë  3-5 minuta në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të dalin në skenë. Do jenë edhe Zana Turku, Robert Radoja, etj. Këto bileta blihen në çdo pikë të  “my ticket” dhe “western union”.

Mbrëmja titullohet “Nesër është një ditë e re” dhe çdo para e mbledhur do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga termeti i 26 Nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME