Categories Lajme

“Erdhi me shpejtësi në market, fjalët e fundit që më tha para se të shembej në tokë”, flet pronari i marketit

Detaje të reja dalin në dritë nga ek zekutimi i Anton Kelit mbrëmjen e djeshme në Rreshen. Pronari i marketit ku v iktima Anton Keli ka kërkuar ndihmë, Petrit Reçi ka sjellë detaje nga fjalët e fundit që ka thënë vi ktima, para se të rrëzohej pa ndjenja dhe të humbiste jetën teksa transportohet drejt spitalit.

“Unë po rrija te supermarketi, vjen Antoni me shpejtësi. I them si je, më thotë mirë, por jam plagosur. Si je plagos’, i them, ku?  Te makina. Erdhi hyri në dyqan u ul në stol dhe shkova për ta parë se ku e ka marrë plagën dhe aty ra pa ndjenja dhe pastaj njoftova policinë, policia njoftoi ambulancën, erdhi ambulanca dhe e çoi në spital. Nuk kam dëgjuar as zhurmë, as k risma. Mora policinë. Nuk ka fol asnjë fjalë tjetër përveç asaj që më tha më tha, “jam pl agosur te makina””, është shprehur Reçi, që padyshim nuk e fsheh t ronditjen nga ngjarja e rëndë e ndodhur.

Sipas burimeve Anton Keli nuk rezulton të jetë person me precedent penal dhe duke qenë se ka lidhje me familjen Gjini, hetimet janë përqendruar tek ngjarjet e mëparshme, por edhe tek ndonjë k onflikt personal që mund të ketë patur. Në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurie të cilat po analizohen nga grupi hetimor. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja, teksa 3 nga p lumbat e kanë kapur në trup. Anton Keli prej disa kohësh jetonte vetëm me nënën e tij pasi pjesa e tjetër e familjes banon në Gjermani, ndërsa banorët e lagjes e konsiderojnë një njeri të komunikueshëm dhe pa probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME