Categories Lajme

Zgjedhjet e 25 prillit, Astrit Patozi bashkohet me Jozefina Topallin: Po diskutojmë që të kemi një listë të përbashkët!

Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli do të bashkojnë forcat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Drejtuesi i partisë Bindja Demokratike, ka deklaruar për Fax News se po diskuton që të futet në zgjedhje bashkë me partinë “Lëvizja për Ndryshim”, që drejtohet nga Jozefina Topalli.

Gjatë fjalës së tij Patozi tha se me Topallin është në komunikim të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të kenë një qëndrim të përbashkët për sa i përket edhe interpretimit të kauzës së përbashkët, por edhe të një liste ku të jenë përfaqësues të disa forcave politike.

“Bindja Demokratike po bën aq sa mundet në një kohë të vështirë pandemie por edhe në një kohë depresioni politik që po përjeton Shqipëria. Në po përpiqemi që të shfrytëzojmë të gjitha kapacitete tona në dy fronte.

E para për të gjetur njerëzit më të denjë që do të garojnë në listën e 25 prillit si përfaqësues të Bindjes Demokratike dhe nga ana tjetër duke qenë në komunikim me aleatët potencialë të cilët mund të na bashkohen në një listë përbashkët, e cila sipas nesh ka për detyrim që të përfaqësojë polin e tretë në Shqipëri në ndryshim me dy blloqet e tjera politike, me qeverinë e Ramës në pushtet dhe me opozitën e Lulzim Bashës dhe të Monika Kryemadhit të cilët sipas nesh janë të kompromentuar.

Me Topallin jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe shumë shpejt do të kemi një qëndrim të përbashkët për sa i përket edhe interpretimit të kauzës së përbashkët që kemi por edhe të një liste ku të jenë përfaqësues të disa forcave politike dhe shumë shpejt do të keni lajmin për këtë çështje. Janë pjesë e komunikimit tonë dhe komunikojmë me gjithkënd që mendon se Shqipëria ka nevojë për një alternativë të re të ndryshme nga dy blloqet e vjetra politike.“- tha Patozi.  (M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME