Categories Lajme

ERE vendos: Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk do të ndryshojë. Ato do të vijojnë të paguajnë  7.6 lekë për kWh. Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendi i Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka rrëzuar kërkesën e Furnizuesit të Shërbimit Universal në fund të qershorit. FSHU kërkonte që çmimi i favorizuar prej 7,6 lekësh për kwh të ofrohej për prodhimin e bukës masive, ndërsa kategoritë e tjera të prodhimit të kishin tarifa më të rritura.

“Në  përfundim  të  afateve, në kushtet kur asnjë nga palët nuk ka përcjellë në ERE sa lënë detyrë vlerësojmë se kërkesa e FSHU nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit ushtrimor të shoqërisë, nivelin e synuar të të ardhurave  të kërkuara e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga FSH”, thotë Enti Rregullator i Energjisë.

Teksa e argumenton rrëzimin e kërkesës me mosdorëzimin në kohë të dokumentacionit të nevojshëm, ERE e le të hapur mundësinë për rishikimin e çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës për në vijim.

“Kërkesa për rishikimin e çmimit për kategorinë furra buke ose prodhim mielli do të çonte në rishikimin e çmimit për të gjithë kategoritë e konsumatorëve. Furnizuesi i Shërbimit Universal duhet të paraqesë informacion të detajuar mbi alokimin e kostove dhe kapaciteteve reale për 12 muajt e fundit, për secilën kategori  klientësh, në mënyrë që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe i  mbështetur në të dhëna konkrete dhe reale”  argumenton ERE.

Teksa kundërshtoi kërkesat e Furnizuesit të Shërbimit Universal, Shoqata e Prodhimit të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkoi tarifim alternativ në nivelin e 9.5 lekë për kWH. Aktualisht në vend numërohen rreth 4 mijë furra buke që e paguajnë energjinë elektrike me një çmim të subvencionuar prej 7.6 lekësh për kWh.

ERE vendos: Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës

ERE vendos: Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës

Vendimi i ERE-s

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME