Categories Lajme

E goditi me armë në kokë, pronari i marketit rrëfen përleshjen me grabitësin në Durrës (VIDEO)

Një 20-vjeçar i maskuar dhe i armatosur hyri mbrëmjen e së enjtes në një market në zonën e plazhit Durrës. Ai kërcënoi shitësin që t’i jepte lekët e xhiros ditore. Por ai nuk ka pranuar duke e kundërshtuar dhe bllokuar, duke kundërshtuar grabitësin. Edhe pse i riu e ka kërcënuar se do ta qëllojë, pronari nuk e ka lejuar që ai të marrë lekët. Madje kjo vonesë ka shërbyer për mbërritjen e një patrulle policie që ka kapur në grabitësin të identifikuar si Kristjan Prenga.

“Ora ishte 10 pa 5 e mbrëmjes. Unë po bëja disa pastrime këtu jashtë. Ishte dhe nusja. Çuni ishte në kasë. Ishte një moment që kishte pak njerëz. Nusja e vuri e para atë që vuri maskën, vuri kapelën. Nusja i tha: “Ku shkon ti?” Në atë kohë ai nxori pistoletën. Nusja u tremb dhe u largua. Në atë momenit ai shkoi te kasa dhe hapi një qese duke i thënë çunit: “Lekët! Ça ke aty në arkë.” Unë ndërhyra dhe më shtyu. Ndërkohë më goditi me armë dhe u çava pak tek koka. Një kërkesë kemi ne. Kjo është lagje shumë e populluar dhe ndriçimi është shumë i dobët. Një patrullë duhet të rrijë” – thotë pronari i marketit.

“Pas marrjes së njoftimit rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, një shtetas i maskuar dhe i pajisur me armë zjarri, kishte hyrë, për të vjedhur në një market në lagjen nr.13, gjatë kohës që ky subjekt ishte në shërbim. Rajoni i Policisë së Plazhit kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të policisë, në kuadër të operacionit policor “Alarmi”, u parandalua ngjarja që mund të sillte pasoja për jetën e shtetasve që ishin të pranishëm në këtë subjekt, si dhe u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti, shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME