Categories Lajme

Erion Dasho: Covid në Shqipëri po menaxhohet me mungesë profesionalizmi

Nga Dr Erion Dasho Nuk kanë të sosur gafat e komitetit të ekspertëve anti-COVID. Dje media raportoi se një antar i komitetit i kishte kërkuar publikisht antarëve të tjerë transparencë mbi protokollet e mjekimit. Kjo kërkesë qëndron midis gafave të rënda që komiteti ka bërë që prej fillimit të pandemisë. Në se antarët fshehin nga njëri-tjetri protokollet të cilat duhet t’i hartojnë, diskutojnë dhe miratojnë së bashku, për çfarë bashkëpunojnë ata?!

Gjatë muajve të parë të epidemisë publiku u bind se komiteti nuk ishte një mekanizëm i koordinuar dhe kompetent që menaxhon nga ana teknike epideminë, por një entitet që kishte për detyrë t’u hidhte tisin e besueshmërisë vendimeve të çuditshme dhe kundër produktive të politikës. Në atë kohë vendimet deklaroheshin “në emër të komitetit”, sa herë që politika kapej gafil nga opinioni publik ose ai shkencor.

Keqpërdorimi i komitetit u bë aq evident, sa në fund të muajit qershor dy antarë të nderuar të tij, u distancuan duke deklaruar se vepronin vetëm në rol këshillimor dhe se këshillat e tyre nuk dëgjoheshin. Shqiptarët po shohin përditë evidenca që tregojnë se epidemia e COVID-it në Shqipëri po menaxhohet me mungesë të theksuar profesionalizmi, koordinimi dhe transparence.

Qytetarët me plot të drejtë pyesin:A PO KUJDESET DIKUSH PËR SHËNDETIN DHE JETËN E TYRE, APO KOMITETI QË DERI DJE I ISHTE DORËZUAR POLITIKËS, SOT I ËSHTË DORËZUAR TEKAVE TË VIRUSIT?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME