Categories Lajme

Shqiptarët në Kapshticë: Përveç pritjes, 130 euro për person për të kaluar në Greqi

Rikthehet makthi i pritjeve të emigranteve shqiptare për të kaluar drejt Greqisë. Nga mbrëmja e së dielës në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë filluar të krijohen radhë, pasi autoritet kufitare greke, nuk lejojnë kalimin e më shumë se 300 personave në ditë, kusht ky i vendosur për shkak të pandemisë së COVID.

Situata e radhëve në pritje ka vijuar edhe gjatë ditës së dielë, ku policia kufitare shqiptare njoftoi që në orën 8 të mëngjesit që ishte plotësuar kuota prej 300 personash dhe se nuk do të lejohej më askush të kalonte nga Kapshtica. Kjo ka bërë që policia shqiptare të bllokojë automjetet pa arritur në piken kufitare duke mos i lejuar të vazhdojnë me tej.

Disa ankohen për kushtet. “Nuk kuptoj pse na mbajnë këtu dhe jo në doganë. E di se do kaloj nesër, por këtu nuk kemi as banjë, jemi me gra, ku do të rrimë?”, thotë njëri prej personave në radhë. Ndërkohë emigrantet shqiptarë shprehen të shqetësuar pasi përveç datave për rifillimin e punës, u skadojnë edhe aplikimet që bëjnë për të kaluar si dhe përgjigja e testeve që kanë bërë për COVID-19.

Aplikime këto që një personi i kushtojnë plot 130 euro. Pavarësisht tentativës për të arritur një marrëveshje me autoritetet kufitare greke, situata ka vijuar e njëjta gjatë ditës të së dielës, dhe personat në radhë presin me shpresën se po të arrijnë të kalojnë në orët e mëngjesit, nëse nuk u skadojnë aplikimet dhe përgjigjet e testeve të COVID-it.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME