Categories Lajme

Erion Dasho “shigjeton” Komitetin e Ekspertëve: Receta nga “WhatsApp” e vdekshmëri e lartë reanimatore

Një ditë pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka reaguar edhe mjeku Erion Dasho.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, doktori ka “shënjestruar” ekipin drejtues, që sipas tij në vend që të ankohet, duhet të jap llogari për numrin e ulët të testimeve, për pagesat e majme të tamponit, për mungesën e protokolleve të mjekimit nga ana e mjekëve të familjes, për mungesën e mjeteve mbrojtëse për këta të fundit etj. Dje (të shtunën) u mblodh Komiteti i Ekspertëve kundër COVID.

Fatkeqësisht, në vend që publiku të dëgjonte ndonjë muhabet ekspertësh, dëgjoi ankesa të “ekspertëve” kundër politikanëve që qenkan duke “nxirë” punën e shkëlqyer të “komitetsave”! Në vijim, nuk munguan as patetizmat e zakonshme, ku bëhet thirrje për respekt sepse anëtarët e Komitetit janë duke u përballur dora vetë me “armikun e padukshëm”, që sipas tyre, nënkupton se janë të pakritikueshëm.

Në se do të ishin duke trajtuar në përputhje me evidencat më bashkëkohore, kjo edhe mund të kapërdihej, por në përbërje të atij Komiteti janë ca shefa, në spitalet e të cilëve çdokush që intubohet vdes dhe ku vdekshmëria reanimatore qëndron në shifrat e frikshme 60% deri 80%.

“Bashkëluftëtarët” e së njëjtës “llogore” me “komitetsat” janë ata që japin recetat bombastike me vlerë qindra Euro, sapo një qytetar ankohet për pak kollë e qurre. Madje, të tilla receta kanë dalë edhe nga WhatsAppi i ndonjë prej pjesëmarrësve në tavolinën e djeshme”.

Në mënyrë të vazhdueshme, doktori ka ngritur shqetësimin për numrin e ulët të testimeve si edhe për çmimin e kripur, të cilin paguajnë sot qytetarët për të mësuar nëse janë të infektuar apo jo.

“Kolegët duhet të kuptojnë se për ata ka ardhur tashmë koha të japin llogari për ca gjëra që janë direkt përgjegjësi e tyre: Pse sektori publik nuk teston? Pse qytetari paguan 100 apo më shumë euro në privat për të bërë një test që në Europë kushton 10 Euro? Pse akoma nuk ka një platformë dixhitale gjurmimi”.

Sipas Dashos në datën 15 tetor mjekëve të familjes iu është vënë në dispozicion një protokoll mjekimi, por jo të gjithë e kanë atë edhe pse kanë kaluar 2 javë. Nga ana tjetër çfarë është edhe më kritike është fakti që mjekët gjenden të ekspozuar ndaj COVID-19, pasi për ta mungojnë mjetet mbrojtëse.

“Pse mjeku i familjes është lënë pa mjete mbrojtëse? Pse nuk ka protokolle mjekimi?

Pse në 14 tetor hartohet më në fund një gjysmë protokoll për mjekët e familjes dhe në nëntor ka akoma mjekë që nuk e kanë marrë këtë protokoll apo nuk janë trajnuar për ta zbatuar? Pse pacientët e shtruar në spital kanë një vdekshmëri të frikshme? Pse “çarterët” e pacientëve po fluturojnë drejt Turqisë më shpesh se ç’udhëtojnë taksitë nga Rinasi në Tiranë?”.

Doktori e ka mbyllur statusin e tij duke i bërë thirrje Komitetit të Ekpertëve që të ndërmarrin masat e nevojshme në kohë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

“Kolegët të cilët në qershor ankoheshin se nuk i dëgjonte njeri, bëjnë mirë t’i mbushin mendjen gjysmës politike të Komitetit për masat e domosdoshme që duhet të merren sot me qëllim që shqiptarët të mos vdesin apo të mos rrënohen ekonomikisht nga trajtimet që nisin me qindra dhe përfundojnë me mijëra euro!

Të nderuar ‘komitetsa’, shqiptarët po sëmuren dhe po vdesin! “Lufta” juaj nuk është në pavionët tuaj të vegjël, por në fushën e madhe të strategjive, planeve të zbatimit dhe evidencave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME