Categories Lajme

Holanda skeptike ndaj Shqipërisë, Balla: Vlerësim zyrtar vetëm ai i KE, Shqipëria i ka përmbushur parakushtet

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një dalje për mediat pas mbledhjes së Shtabit të Punës, ka reaguar për vendimin e Parlamentit Holandez për negociatat e Shqipërisë.

Balla ka thënë se një vendim zyrtar për këtë çështje vjen vetëm nga Komisioni Europian, ndërkohë që ka shtuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet.

Presidenca gjermane që përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, kanë në objektivat e veta mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përsa i përket vlerësimit nëse Shqipëria i ka plotësuar detyrat e veta apo jo, vlerësimi i vetëm zyrtar është vlerësimi i Komisionit Europian që paguhet nga taksapaguesit europianë për të bërë vlerësim korrekt të pritshmërive dhe të përmbushjes së parakushteve që vendet si ne kanë pasur nga Këshilli Europian i 25 marsit deri në fund të tetorit për detyrat. Komisioni Europian ka vlerësuar së Shqipëria i ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare”, ka thënë Balla.

Balla ka vijuar më tej, duke thënë se “Kam pasur një videokonferencë me Parlamentin Holandez, specifikisht me Komitetin për Çështjet Europiane në këtë Parlament ku edhe nga kolegët morëm vlerësimet për përmbushjen e disa kushteve.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME