Categories Lajme

Erion Veliaj dhuroi sot një shfaqje të shëmtuar, u realizon ëndrrën fëmijëve…të përshëndesin Luiz Ejllin (VIDEO)

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhuroi sot një shfaqje të shëmtuar dhe të dhimbshme për modelet që duhet t’i ofrohen fëmijëve, brezit të ri dhe shoqërisë në përgjithësi.

Në një video të postuar në rrjetin e tij social, Veliaj shfaqet në zyrën e stërmadhe të kryetarit të bashkisë ku kanë ardhur shumë fëmijë të një shkolle fillore pulbike në Tiranë. Ata kanë lënë mësimin për të realizuar dëshirën e jetës…të përshëndesin fituesin BBV-së, Luiz Ejlli.

Këtë e thotë vetë Veliaj, që në një lidhje me facetime me këngëtarin, shkëmben përshëndetjet e para, boshe, “u lodha, u këputa”, “fëmijët e shkollës “Lekë Gjiknuri” (babai i Damian Gjiknurit) kanë dëshirë të të përshëndesin” dhe fëmijët që shpërthejnë në ovacione sapo shohin Luizin në ekranin e celularit të Veliajt.

“Kush ua prish kalamajve! Luizi do vijë t’ju takojë shumë shpejt!”-shkruan me ngazëllim Veliaj, edhe pse me këto modele që ofrojnë dhe pompojnë përditë, të paguar me taksat e shqiptarëve, po prishin një shoqëri të tërë, të zhytur në kotësi, vanitet dhe vulgaritet.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME