Aktori i humorit njëkohësisht edhe producenti i filmit Mamaqi u shpreh se komedia është shtyrë për një moment tjetër, më datë 14 shkurt 2019 në ditën e “Shën Valentinit”.
Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi kanë xhiruar disa muaj më parë filmin komik “Dy gisht mjaltë”, ku të dy artistët luajnë rolet kryesore.
Filmi duhej që të shfaqej në muajin dhjetor në të gjitha kinematë e Tiranës por në fund të vitit ende asnjë lajmërim nuk është bërë.
Aktori i humorit njëkohësisht edhe producenti i filmit Mamaqi u shpreh se komedia është shtyrë për një moment tjetër, më datë 14 shkurt 2019 në ditën e “Shën Valentinit”.
“Vendosëm ta shtynim për një ose dy muaj, dhe ta transmetojmë më datë 14 shkurt, meqë përkon edhe me subjektin e filmit. Përveç kësaj u menduam mirë se po ta jepnim tani do të kishte shumë shpërqendrim nga fluksi i aktiviteteve dhe filmave që janë në këtë sezon festash”, u shpreh Mamaqi për bordo.al.
Ende nuk dihet nëse kjo është arsyeja e vërtetë e shtyrjes së filmit apo buja e madhe që pati ngjarja në ish-Bllok, ku këngëtarja dhe i dashuri i saj janë të përfshirë.
Mbrëmjen e 4 tetorit të këtij viti, në lokalin “Monopol” në zemër të Ish-Bllokut në kryeqytet, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana gjata, por në mënyrë ekskluzive“Report Tv” siguroi dëshminë e Gjatës, e cila hodhi dritë mbi një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari. Dizdari është kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, teksa aktualisht është në Gjermani i arrestuar.
ke.mu.