Categories Lajme

Është faji i gruas që lindi vajzë?/ Ky është MOSTRA që i izoloi dy vjet rresht

Ky është 28-vjeçari shqiptar i cili për dy vite me radhë ushtroi dhunë barbare ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi disa herë ta vriste.

Aurel Kurti, nga Klosi, nisi dhunën ndaj 22-vjeçares kur u bë e ditur gjinia e fëmijës së tyre pasi nuk donte vajzë! Tortura ndaj bashkëshortes u zbulua mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) kur fqinjët shpëtuan të renë nga duart e tij, pasi tentoi ta mbyste brenda banesës ku jetonin.

Aurel Kurti e kishte kapur me duar për qafe, por kanë qenë britmat e 22-vjeçares që kanë mobilizuar banorët të cilën kanë shkuar tek banesa duke goditur dyert me forcë për ta shpëtuar. Në atë moment shqiptari ka tentuar të ikë nga dera e jashtme por është kapur nga fqinjët, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.
Kur efektivë hynë brenda e gjetën shqiptaren të gjakosur me vajzën 2 vjeçe e gjysmë në krahë duke e përqafuar.
Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të detyruar nga familja e saj.
Rreth një vit e gjysmë më vonë ata u bënë prindër të një vajze. Dy vite më parë, në vitin 2021, 28-vjeçari u shpërngul me të renë dhe foshnjën në Greqi, në një zonë pranë Volosit, ku Aurel Kurti punon si ndërtues.

Dhuna ndaj të resë zgjati dy vite dhe bashkëshorti e mbajti 22-vjeçaren dhe fëmijën të mbyllur dhe të izoluar plotësisht në shtëpi, ndërsa fëmija nuk kishte shkuar asnjëherë tek mjeku.

Në dy vitet e izolimit, në pesë muajt e fundit ajo nuk e pa as dritën e diellit, pasi i ndalohej edhe të dilte në oborrin e shtëpisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai e mbante rob. Përveç torturave të tmerrshme që përjetoi gruaja në një shtëpi që i ishte kthyer në burg, bashkëshorti i saj i kishte ndërprerë lloj ndërveprimi shoqëror dhe e shantazhonte çdo ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME