Categories Lajme

Kush janë trafikantët nga Spanja, Franca, Polonia dhe Shqipëria që synonin kontrollin e trafikut të drogës

Arrestimet e fundit të kryera nga autoritetet kanë aktivizuar alarmin në të gjithë vendin, për shkak të pranisë së të huajve që e shohin Kolumbinë si seli për kryerjen e krimeve të tyre.

Në mesin e të arrestuarve, sipas autoriteteve të vendit të Amerikës së Jugut ka njerëz të kërkuar nga drejtësia e kombeve të tyre përkatëse si Spanja, Franca, Polonia dhe Shqipëria. Kjo situatë vuri në gatishmëri Policinë Kolumbiane dhe Interpolin, të cilët filluan të gjurmojnë pesë të huaj të përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjet e vendit në fjalë.

Autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për këtë situatë që mund të çojë në një konfrontim midis grupeve të trafikut të kokainës për në Evropë.

Mes të kapurve është njeriu më i kërkuar në Evropë, sipas policisë kolumbiane, si dhe dy shtetas shqiptarë, një polak dhe një spanjoll.
Më i kërkuari në Evropë kapet në Bogota

Raul Moreno ishte më i kërkuari në Evropë dhe u arrestua më 7 shtator 2023 në Bogota, Kolumbi.

Moreno u gjet falë informacioneve të dërguara nga Garda Kombëtare Spanjolle dhe Interpoli, i cili në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane mundi të zhvillonte një operacion për kapjen e tij.

Supozohet se ai ka mbërritur në Kolumbi në vitin 2020, pasi ishte arratisur nga Spanja ku kërkohej dhe akuzohej për trafik të lëndëve narkotike, pas kapjes së një ngarkese të madhe të kokainës.

Bogota do të bëhej streha e tij kryesore, megjithëse ai mbajti një profil të ulët për të mos tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Por më pas filloi të shihej shumë shpesh në vende publike me njerëz të dyshimtë ç’ka solli dhe monitorimin e tij nga policia vendase.

Policia tha se i arrestuari po organizonte një transport të madh të lëndëve narkotike nga Kolumbia në Portet e Valencias në Spanjë të kamufluara si fruta dhe perime.

Mafia shqiptare në Kolumbi

Në fillim të muajit u kapën edhe dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës në Kolumbi. Kapja e  Besnik Nikollit, alias ‘Niko’ ose ‘El Gordo’ si dhe Lirido Ajazi apo Lirido Shurtaj, i njohur në botën e krimit si ‘Mario’ u konsiderua si një goditje e madhe e një organizate kriminale shqiptare.

Raporti zyrtar thotë se Niko u ndalua në qytetin bregdetar të Santa Martës dhe se roli i tij ishte lidhja midis trafikantëve të drogës në Kolumbi dhe Francë.

Nga monitorimi i kryer ndaj tij bëhet e qartë se Nikolli ka një histori më shumë se 10-vjeçare në krim dhe përdorte portin e Santa Martës për dërgimin e ngarkesave me kokainë në Francë. Në rolin e koordinatorit, ai akuzohet se ka eksportuar të paktën dy tonë kokainë në vit.

Rënia e Lirido Ajazit

Ndërkohë, Lirido Ajazi u kap në një zonë të Calit dhe ishte organizatori i takimeve me kolumbianët. Në agjendën e tij ai kishte kontakte me kartelet kolumbiane, shqiptare, franceze dhe dominikane.

Ky njeri përdori porte të ndryshme klandestine në Karaibe për të dërguar kokainë në disa vende evropiane.

Policia thotë se, Ajazi mbërriti në Kolumbi pasi ishte në kërkim nga policia e disa vendeve evropiane për krime të ndryshme, përfshirë trafikun e drogës.

“Për shkak të veprimeve të autoriteteve evropiane ndaj këtij personi, ai vendosi të transferohej në Kolumbi për të zgjeruar veprimet e tij kriminale dhe për të bërë aleanca me kartelet kolumbiane për dërgimin e lëndëve narkotike nga aeroportet ndërkombëtare të qyteteve kryesore të Kolumbisë, për në  Holandë, Gjermani, Belgjikë, Spanjë dhe Francë, duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar Charles de Gaulle në Paris. Ai e transportonte kokainën duke përdorur valixhe të dyfishta”,  thuhet në raportin e policisë.

Trafikantët spanjolle dhe polakë

Sipas raportit, gjithashtu në fund të gushtit u kapën kolumbiano-spanjolli, Miguel Ángel Montenegro Peña, i njohur si ‘Pedro Pablo’ dhe polaku Jacek Dawid Semerga.

Pedro Pablo u ndalua në Madrid dhe akuzohet si koordinator i trafikut të drogës në portin e Valencias, duke përdorur gjithashtu brigjet e Kosta Rikës si qendër operacionesh nga Amerika Qendrore.

Ndërkohë polaku, Jacek Dawid Semerga akuzohet për rritjen dhe trafikimin e marijuanës hidroponike në qytetin Gliwice të Polonisë.

Autoritetet bëjnë me dije se ky shtetas evropian ishte arratisur nga Polonia në vitin 2017, sepse ligji polak kundër varësisë ndaj drogës e konsideron të paligjshëm kultivimin e kanabisit, i cili në këtë rast prodhohej në sasi të mëdha dhe shpërndahej në qytetin e lartpërmendur.

Miguel Ángel Montenegro u kap një herë në vitin 2018-të në Spanjë, por u lirua për shkak të skadimit të mandatit. Në vitin 2021, ai u shpall sërish në kërkim dhe për shkak se ishte arratisur nga vendi, autoritetet spanjolle kërkuan ekstradimin e tij nga Kolumbia.

Ndërkohë, Semerga u arratis nga Polonia në vitin 2017 dhe vendosi të strehohej në shtëpinë e të dashurës së tij në Cali, Kolumbi por publikimet në rrjetet sociale e ekspozuan atë./ Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME