Categories Lajme

“Është vazhdim i valës së parë”, mjeku shpjegon pse u rritën rastet në Shqipëri

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku pneumolog nga Shkodra, në Itali Behar Cekorja foli për situatën e koronavirusit. Cekorja, i cili punon në Siena tha se situata në zonën e tyre ka qenë më e lehtë krahasuar me Lombardinë. “Në Lombardi kur e kuptuan që kishte ardhur Covid, kishte kaluar më tepër se një muaj. Pjesa më e madhe e të infektuarve, të personelit mjekësor ishin mjekë familje. Vdekjet më të larta kanë qenë të mjekëve të familjes.

Ne në Toskanë kjo na dha kohë”, tha ai. Ndërkaq, për rritjen e rasteve në Shqipëri ai tha se kjo ka ardhur si pasojë e hapjes totale dhe nuk kemi të bëjmë me një valë të dytë të virusit. Cekorja u shpreh më tej se beson se virulenca e virusit nuk ka rënë, por janë kushtet atmosferike ato të cilat vështirësojnë përhapjen e tij.

“Është vazhdimin i valës së parë. Shqipëria bëri mbylljen totale dhe virusi nuk arriti të përhapej. Me hapjen totale, se në Shqipëria hapja nuk ishte graduale, por totale nuk ka distancim social dhe virusi është akoma mes nesh. Nëse është më i fortë apo më i dobët nuk ka akoma të dhëna për këtë gjë.

Nuk e dimë nëse virulenca ka rënë apo jo. Duket se virulenca nuk ka rënë. Thjeshtë ndihmojë kushtet e atmosferike, i ngrohti ndoshta ul atë përhapjen e virusit. Megjithatë akoma nuk ka të dhëna shkencore”, tha ai.

Më tej, mjeku sqaroi edhe heqjen e barnave tocilizumab nga protokolli i mjekimit në Itali. “Italia hoqi nga studimi ilaçin tocilizumab sepse pa që nuk kishte efekt për sa i përket vdekshmërisë apo përmirësimit. Ky ilaç është studiuar nga pacientë me pasoja të lehta dhe jo te ata me të rënda. Në atë lloj pacientësh ndoshta ka një lloj logjike të përdoret ky ilaç.Në format më të lehta dhe të mesme nuk jep ndonjë rezultat, por në format më të rënda arrin të bllokojë një nga mënyrat inflamatore të sëmundjes. Ne e kemi përdorur te pacientët e intubuar dhe kemi pasur rezultate”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME