Categories Lajme

‘Eshtrat i përkisnin…’/ Pacorelli sajoi vdekjen e tij me disa shqiptar, Italia: Ai do merret…

Italiani që sajoi vdekjen e tij në Gjergjajn të Pukës, do merret i pandehur nga prokuroria e këtij qyteti.

Tashmë hetuesit e dosjes penale, që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Itali, kanë administruar në çështjen hetimore edhe letërporosinë e ardhur nga Italia. Pikërisht në këtë letërporosi, i jepet përgjigje pyetjeve të bëra nga prokurorët Shqiptarë.

“Ora” shkruan se mes materialeve të mbërritura nga Italia është dhe dëshmia e italianit, Davide Peçorellit, i cili tregon në disa momente dhe personat që kishte bashkëpunuar në Shqipëri, me qëllim krijimin e kushteve të një ngjarje kriminale, ku të sajohej vdekje ma zjarr e tij.

Prokuroria e Pukës, tregohet e rezervuar për tregimin e emrave të Shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me Pecorellin, pasi pikërisht këta njerëz janë në verifikim tashmë.

Ndërsa një pjesë tjetër e dëshmisë së italianit merret me rezerva nga grupi I hetimit, duke pasur parasysh faktin se ai është treguar jo i sinqertë dhe trillues në rrëfimin e tij.

Ajo që mësohet deri në këtë fazë të hetimit është fakti se Pecorelli, në ditët në vijim, do merret i pandehur për akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr”, pasi ka djegur me benzinë makinën “Skoda” që kishte marrë me qira në afërsi të Rinasit në Tiranë.

Akuza të tjera që pritet të ngrihen ndaj tij, janë “Kallëzimi i Rremë” duke e shoqëruar me krijim të provave të rreme, “Kalim të paligjshëm të kufirit Shqiptar”, dhe “Ushtrim i veprimtarisë tregtare pa licencë”.

Deri në verifikimin e plotë të pozicionit të emrave të tjerë, policia dhe prokuroria e Pukës, ende nuk ka një vendimmarrje për përgjegjësinë penale të personave Shqiptarë, që janë përmendur në dëshminë e Davide Pecorellit.

Ky i fundit në muajin shtator 2021, u zbulua nga policia Italiane në një gomone që po mbytej. Pecorelli, u gjend në ishullin Elba në Toskana të Italisë.

Merr fund misteri, Biznesmeni italian Davide Pecorelli gjendet gjallë në Itali pas 8 muajsh zhdukjeje.

Historia e zhdukjes së tij mbajti në ankth për 9 muaj me radhë, opinion publik në Shqipëri dhe Itali, për shkak të rrethanave makabre të zhdukjes së tij. Davide Pecorelli, ishte nisur nga Italia drejt Shqipërisë, më datë 3 janar 2021 nga aeroporti “Fiumicino” i Romës.

Ndërsa ka mbërritur në Shqipëri për të bërë biznes të produkteve kozmetike, ai është vendosur për një ditë në Vlorë dhe më pas është kthyer në Rinas.

Pikërisht në këtë zonë ka marrë me qira një automjet tip “Skoda”,duke udhëtuar në drejtim të Pukës. Në këtë qytet ka qëndruar në hotel dhe teksa është larguar, makina e tij është gjendur tërësisht e djegur në datën 6 janar 2021.

Që prej kësaj date, e deri në 18 shtator 2021, për 9 muaj me radhë policia dhe prokuroritë e dy shteteve Itali dhe Shqipëri, nuk kishin asnjë gjurmë të Pecorellit.

Dyshimi paraprak i hetuesve, se Pecorelli mund të ishte vrarë, u krijua për shkak se në makinën e djegur u gjendën disa eshtra kockore, që pas kryerjes së analizave rezultuan se i përkisnin një qeni./OraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME