Categories Lajme

Europa Nostra letër Ramës e Veliajt për mbrojtjen e Teatrit: TK me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore

Letra për kryeministrin Rama **

Subjekti: Teatri Kombëtar i Shqipërisë i përzgjedhur për 7 vendndodhjet më të rrezikuara

Hagë, 17 janar 2020

I dashur Z. Kryeministër,

Me siguri jeni në dijeni që Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë. Për këtë arsye, ne ju dërguam një letër edhe në 18 korrik 2018, duke theksuar rëndësinë e objektit dhe duke ju bërë thirrje të përdorni pozicionin tuaj të nderuar dhe ndikimin pozitiv, për të mbrojtur të çmuarin Teatër Kombëtar të Shqipërisë. Ndërkohë, Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar nga Fondacioni Gjirokastra, si pjesë e një fushate të madhe të shoqërisë civile për të shpëtuar ndërtesën, për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara për 2020”. Kjo është një fushatë e shtrirë gjerësisht e shoqërisë civile në mbarë Europën, që identifikon monumentet e rrezikuara dhe vendndodhjet në Europë si edhe angazhon partnerë publikë dhe privatë, në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të siguruar një të ardhme rijetëzuese dhe të qëndrueshme për vendndodhjet. Programi “7 vendndodhjet më të rrezikuara” nisi në 2013 nga Europa Nostra, me Bankën Europiane të Investimeve si partner themelues.

Në Nëntor 2019, paneli korespondues këshillues, përzgjodhi në një listë të shkurtë 14 vendndodhje nga të gjitha aplikimet për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” – duke përfshirë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Deklarata për shtyp në lidhje me këtë njoftim, mban datën 10 dhjetor 2019, dhe mori mbulim të gjerë mediak në të gjithë Europën. Nga kjo listë e shkurtuar, Bordi i Europa Nostra-s, do të përzgjedhë shtatë finalistët në mars 2020. Duke u nisur nga vlerësimi unanim, i shfaqur nga Paneli Këshillues për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me probabilitet shumë të lartë Teatri Kombëtar do të përzgjidhet si një nga “7 vendndodhjet më të rrezikuara”. Gjithashtu do të doja të shtoja që vendndodhje shqiptare janë përzgjedhur dy herë edhe në të shkuarën: Amfiteatri i Durrësit dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq.

Në të dyja rastet, Europa Nostra e gjeti bashkëpunim me aktorët shqiptarë pozitiv dhe efektiv, duke theksuar konsideratën dhe respektin që vendi juaj ka për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me gjithë mbështetjen e treguar në nivel kombëtar dhe Europian. Ne sërish shpresojmë shumë që mund të kemi mbështetjen tuaj aktive në mbajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe japim mbështetjen tonë për të vepruar në këtë drejtim.

Prof. Dr. Hermann Parzinger

President Ekzekutiv

Europa Nostra

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME