Categories Lajme

Falsifikonin dokumente në Hipotekë, burg për pesë zyrtarët

7.8 vjet burg ka dhënë gjykata e Korçës për 5 ish-zyrtarë të Hipotekës të akuzuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion, ndërsa për ish-drejtorin Leftjon Bardho, çështja u pushua për mungesë provash. Të dënuar janë pesë punonjës të cilët kanë mbajtur poste të larta në këtë institucion, Erisild Gorari, Arsidesa Hysi, Erjon Qiriako, Eriston Ziu dhe Andrea Zallemi.

Për shkak të procesit me procedurë të përshpejtuar, ata përfituan ulje dënimi. Sipas dosjes hetimore, ish-zyrtarët e Hipotekës pajisnin me çertifikata pasurie qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe nuk kishin bërë asnjë pagesë për këtë shërbim.

Nga ana tjetër ata zhduknin nga arkiva e Hipotekës regjistrat hipotekorë duke i lënë në duart e personave të panjohur, të cilët plotësonin çertifikatat e pasurisë dhe i firmosnin ato duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.

VENDIMET:

Ersild Gorari, 4 vite burgim

Arsidesa Hysi, 3 vjet burgim

Erjon Arifi, 3 vjet burgim

Eriston Ziu, 8 muaj burgim

Andrea Zallemi, 100 orë punë të detyruar

Leftjon Bardho, mungesë provash

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME