Categories Lajme

Familja Cakoni humbi 7 anëtarë të familjes, rrëfimi dramatik i të afërmve: Si i gjetëm nën rrënoja

Familja Cakoni në Thumanë ka humbur 7 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrimtar që tronditi vendin më datë 26 nëntor. Të afërmit që i kanë mbijetuar tragjedisë në një prononcim për “News 24”  thanë se kjo ishte një ngjarje shokuese për ta, kurse kanë përshkruar momentet dramatike.

Gjyshja e familjes: Kam ikur dhe kam gjetur rrëmujë vendin. Ishte shkatërruar gjithçka. Nuk e kam kuptuar më se ku jam. Nusja është në spital. Unë kam humbur vajzën e parë, djalin e gocës, goca e gocës, nusja e djalit, djali i gocës, kishte ditëlindjen, djali im 44 vjeç, goca e djalit 15 vjeçe. Kam gjallë nusen e djalit që i ka vdekur burri me dy fëmijë. Kam një djalë në Itali, e kam në burg. Ma mbajnë atje, duan lekë, lekë nuk kam. Ka 15 vjet që nuk e kam parë djalin.

Vëllai i madh: Nuk mund ta besoj. Isha larg, pas 6 orësh kam ardhur. Një motër ma tha. Unë shikoja ku është hyrja, se nuk ishte më, ishte zhdukur fare, nuk di si ta përshkruaj atë moment të trishtë. Këto nga fukarallëku janë futur brenda. Unë se di sesi jam gjallë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME