Categories Lajme

Humbi jetën nën rrënoja bashkë me gruan dhe djalin/ kunata rrëfen fjalët e fundit të Pëllumb Grekut

Tre pjesëtarët e familjes Greku, Saimir Greku, 30 vjeç, Pëllumb Greku 57 vjeç dhe Çelike Greku 57 vjeç gjetën vdekjen si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë me epiqendër Durrësin. Anëtarët e familjes që janë gjallë kanë rrëfyer momentet dramatike sesi humbi jetën pëllumb Greku dhe anëtarët e tjerë të kësaj familje. Ata u shprehën se Pëllumbi para tragjedisë bënte shaka, duke thënë se “jam i fortë, gruan e kam çelik”, duke qenë se gruan ia quanin Çelike, pa e ditur se çfarë do i ndodhte.

Motra e Pëllumb Grekut, Ëngjëllushe Greku: Tragjedi e rëndë, kam një vajzë invalide.  Kur pamë pallatin këtu, çfarë të shikoja. Më përjetim të keq nuk kishte. I kemi nxjerrë me krahë.

Kunata e Pëllumb Grekut, Trëndafile Greku: Ishim me motrën e Pëllumbit. Kur ra tërmeti i parë, kishte lëkundje të lehta. Goca ime i tha kujdes se ra tërmet. Këto ishin fjalët e fundit të Pëllumbit dhe duke qeshur, pa e ditur se do ishte ky fund. Iu thashë është fundosur pallati i Pëllumbit, se atje ishin rritur 3 kalamajt. Qeshte sepse thoshte gruan e kam Çelik meqë e ka emrin Çelike. Ishte gjithçka tragjike. Nuk na e rregulluan, pavarësisht se na premtuan. Dhjetë vetë rrinin nëpër shtëpi.

Vëllai i Pëllumb Grekut, Bujar Greku: Atë natë unë isha të shtëpia ime. Vëllanë e kam pasur shumë afër. Kam një gocë motre që është paralizuar. U trembëm nga ankthi. Pëllumbi kërkonte ndihmë nën rrënoja. Mora gocën në krah dhe kur dola pallati ra në tokë. Kërkonte ndihmë. Kam dëgjuar një zë të tmerrshëm. Thoshte dua ndihmë. Hyrja ku ka qenë vëllai im ishte shemb komplet, ai ka qenë në vend të dytë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME