Categories Lajme

Familjari jep detaje për 19-vjeçaren: E kanë parë në dyqan lodrash me dy burra

Artemis Vasili është 19-vjeçarja shqiptare që është e zhdukur në Greqi që prej 19 Tetorit dhe familjarët nuk kanë asnjë gjurmë prej saj. Familja mbetet e shqetësuar për fatin e vajzës së tyre ndërsa kanë shpresa se është gjallë dhe po mbahet peng por nuk e kuptojnë arsyen përse po ndodh kjo gjë. “Zhdukja e Artemis po kthehet në makth. Jam i bindur që ajo është gjallë dhe se po mbahet nga disa kundër vullnetit të saj. Një fëmijë 19-vjeçar nuk mund të inskenojë një zhdukje të tillë kaq të përsosur. Artemis u largua nga shtëpia të shkuar një intervistë për punë.

Ne bëmë një hulumtim shumë të madh në Volos, sepse kishim dëshmi dhe informacione që Artemis kishte shkruar dhe në një dyqan lodrash dhe ishte e shoqëruar me dy burra. Për një javë bëmë kërkime me vëllain e saj, në mënyrë që të lokalizonim vajzën 19-vjeçare në zonën specifike, por fatkeqësisht pa rezultat”, thotë një familjar i saj. Ndërkohë familjarët kanë marrë telefonata se do e shohin vajzën vetëm nëse dorëzojnë 5 mijë euro, por më pas nuk kanë marrë më asnjë njoftim, gjë që e shton më shumë misterin. Artemis u largua nga banesa për një intervistë pune, por nuk u kthye më në banesë dhe mediat në Greqi shkruajnë se tashmë kjo zhdukje është kthyer në një ngjarje misterioze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME