Categories Lajme

Familjet në Lezhë, Durrës dhe Kukës kanë më shumë telefona “smart”, Berati dhe Elbasani më pak, Vlora shënoi rënien më të madhe që zotëronin IPAD

Qarqet dhe bashkitë e vendit shfaqen me tregues ekonomik paradoksal në të dhënat zyrtare. Për shembull qarku i Lezhës u rendit me papunësinë me të lartë në vend më 2020, por në të njëjtin vit Lezha kishte përqindjen më të lartë të familjeve që zotëronin pajisje shume funksionale përfshirë edhe numrin e iPad dhe telefonave të zgjuar (smartphone). Sipas INSTAT më shumë se 80 për qind e familjeve në Lezhë zotëronin pajisje shumë funksionale (tablet, telefona të zgjuar dhe iPad) më 2020 në një nivel 20% më të lartë se mesatarja kombëtare.

Pandemia Covid-19 nxiti shitje jo të zakonta shumëfunksionale. Izolimi në shtëpi dhe kufizimet në lëvizje rriten interesin për komunikim në distancë nëpërmjet tablateve dhe pajisjeve smart.

Më shumë se 60% e familjeve shqiptare zotërojnë pajisje me shumë funksione komunikimi, tregues i cili ka pësuar rritje prej rreth 2,9 pikë përqindje në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Rritja më e lartë e përqindjes së zotërimit të pajisjeve me shumë funksione, është regjistruar në qarkun Kukës, me 20,8 pikë përqindje.

Durrësi ishte qarku i dytë në vend për blerjen e pajisjeve smart, me një rritje 17% të familjeve më 2020. Lezha, Durrësi dhe Kukësi janë tre qarqet e para me numrin më të lartë të familjeve që zotërojnë pajisje IPAD dhe telefona të zgjuar.

Në anën tjetër të Berati dhe Elbasani kanë numrin më të ulët të familjeve që zotërojë pajisje smart me 39.9 dhe 53.4% secila. Gjatë vitit pandemik, tre qarqe, Tirana, Vlora dhe Korça shënuan rënie të familjeve që zotëronin pajisje smart. Psh në Korçë gjatë vitit 2020 mbi 53% e familjeve zotëronin pajisje smart, ndërsa në vitin 2019 ishin 61.4 për qind e familjeve që i zotëronin ato.

Vlora shënoi rënien më të madhe të familjeve që zotëronin IPAD dhe telefona të zgjuar. Gjatë vitit pandemik 67.3% e familjeve në Vlorë zotëronin pajisje kundrejt 74.9 % në vitin 2019.

Pajisjet kompjuterike dhe telefonat smart pësuan rritje jo të zakontë të shitjeve gjatë pandemisë. Mësimi në distancë nxiti blerjen e këtyre pajisjeve sidomos nga stafet shkollore dhe nxënësit. Tabletat dhe IPAD u blenë si mjete kryesore të punës dhe mësimit gjatë pandemisë Covid-19./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME