Fashion

Njihuni me aksesorët më trendi për verën e 2021

Moda është vazhdimisht në avancim dhe nuk njeh të  ndalur. Ritmet e modës janë aq të shpejta, sa nuk jemi në gjendje të arrijmë të gjitha trendet. Kur bëhet fjalë për aksesorët, gjërat janë më të lehta pasi i gjejmë kudo dhe kushtojnë më pak se sa rrobat.

Pra, për të qëndruar elegantë, pa harxhuar shumë para është e nevojshme të investoni në pajisje shtesë, pra në aksesorë.  Por cilët janë aksesorët që do të shohim më shumë këtë vit?  Shikoni 4 aksesorët thelbësorë që janë në trend për verën 2021!

  1. Phone charms – aksesorë dekorativ për këllëfin e telefonit

‘Phone charms’ janë në trend për këtë sezon. Ky aksesor special për telefonin celular është një rrip mobil që do t’ju japë shumë stil. Është shumë në modë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rripa shumëngjyrësh me rruaza dhe perla.

  1. Kapele të qendisura me grep

Ngjyrat  e theksuara të kapeleve  dhe kombinimet e tyre fantastike do të plotësojnë çdo pamje të verës, duke ju dhënë një stil vajzëror dhe elegant.

3. Zinxhirët e trupit

Aksesorët kryesorë për këtë vit janë edhe zinxhirët e trupit, kryesisht në zonën e barkut. Ju mund t’i përdorni  bizhuteritë e trupit në plazh, por edhe në veshjet tuaja të përditshme, kur vishni bluza të shkurtra.

  1. Kapse flokësh

Kapset e flokëve janë rikthyer në modë këtë verë. Mos hezitoni t’i përdorni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close