Categories Lajme

Fati i ish-kreut të bandës së Lushnjes/ Aldo Bare në duart e Gjykatës së Lartë, dosja në shqyrtim pas 5 vitesh

Pesë vite pasi Kushtetuesja e ktheu çështjen për rigjykim, gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj ndaj Aldo Bares, ish kreu i bandës famëkeqe të Lushnjes, i cili prej vitesh po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Seanca është caktuar të zhvillohet më datë 25 tetor dhe kolegji penal do ta shqyrtojë dosjen ne dhomë këshillimi, për të vendosur nëse ka vend ose jo për t’u kaluar në seancë plenare. Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren,dhe ta  kthejë çështjen për rigjykim, përderisa gjeti shkelje të rënda proceduriale dhe konkludioi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë. Fletët e kësaj dosje do të rihapen për pak javë dhe kolegji penal do të vendosë për fatin e ish kreut të bandës së Lushnjes. Aldo Bare ndërkohë, është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. ai është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për virte me radhë duke terrorizuar Lushnjen.

Aldo Bare, ish oficer i forcave speciale e krijoi bandën kriminale, për të ekzekutuar të gjithë kundërshtarët që i vranë vëllanë Ramadan Shkurti. Nga banda famëkeqe nën urdhrat e Bares u ekzekutuan shumë persona, mes tyre dhe Artur Daja kundërshtar i përbetuar i ish efektivit të repartit të Briskut.

Ish-kreu i bandës së Lushnjes/ Fati i Aldo Bares në duart e Gjykatës së Lartë, dosja në shqyrtim pas 5 viteshAldo Bare qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME