Categories Lajme

Reshjet e shiut shtojnë prurjet në HEC-e, rritet niveli në Fierzë

Reshjet e shiut me intensitet të lartë po mbushin liqenet e hidrocentraleve.

Paraditen e së shtunës niveli i ujit në Fierzë u rrit me 1 metër duke arritur në 268. 61 metra, Komani arriti në 167. 7 metër dhe Vau i Dejës në 72.62 metër.

Të dhënat bëhen të ditura nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e cila sqaron se me reshjet që parashikohet të jenë të larta deri mëngjesin e të dielës prurjet mesatare ditore në hidrocentrale pritet të arrijnë nga 700 deri në 1 mijë metër kub për sekondë në Fierzë, 500 deri në 800 metër kub në Koman dhe 50 deri në 100 metër kub për sekondë në Vaun e Dejës.

Prej 11 shtatorit KESH ka ndaluar plotësisht prodhimin e energjisë nga hidrocentrali i Fierzës si një masë për të rritur rezervën energjitike në vend.

Fierza aktualisht është rreth 21 metra larg pikës së vdekjes dhe afro 7 metra nën mesataren historike për shtatorin.

Deri në mbushjen e liqenit të Fierzës Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vendosi që kërkesa për energji në vend të mbulohet nga Komani, Vau i Dejës dhe importi.

NIVELI NË LIQENE

Në Fierzë: 268.61 m

Në Koman: 167.76 m

Në Vaun e Dejës: 72.62 m

PRURJET NË HIDROCENTRALE

Në Fierzë: 700- 1000 m3/s

Në Koman: 500- 800 m3/s

Në Vaun e Dejës: 50-100 m3/s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME