Categories Lajme

Fatura e dritave në familje, gati 75% për 3 elektroshtëpiake/ Konsumi më i lartë nga kondicioneri dhe sobat

Teksa çdo familje ka nevojë për energji elektrike për pajisjet elektroshtëpiake, të dhënat tregojnë se gati 75% të konsumit vjetor e zë përdorimi i kondicionerit për ngrohjen dhe ftohjen e ambientit, boileri për ujin e ngrohtë dhe soba elektrike. Më konkretisht, sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Enti Rregullator i Energjisë mesatarisht, 37 % e konsumit vjetor të energjisë së një familjeje është vetëm për ngrohjen e hapësirës dhe klimatizimin. Por, gjithsesi, ky tregues ndryshon ndjeshëm sipas vendndodhjes gjeografike, madhësisë dhe strukturës së shtëpisë, si dhe pajisjeve dhe lëndëve të përdorura. Ndërkaq, ngrohja e ujit renditet në vendin e dytë me 19 % sa i takon konsumit dhe rrjedhimisht edhe peshës që zë në faturën e energjisë elektrike.

Ndërsa, pas saj vjen soba elektrike me 17% të konsumit total vjetor. Pjesa e mbetur e konsumit vjetor energjetik në familje ndahet midis pajisjeve të tjera, sikurse janë: Lavatriçja, frigoriferi, pjatalarësja, televizori, etj. Ndërkohë që, ndriçimi i banesës zë 4% të konsumit vjetor.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë këto të dhëna duhet të shërbejnë për ndërgjegjësimin e konsumatorëve për të kuptuar përdorimit të energjisë elektrike në mënyrë eficiente, e nga ana tjetër t’i orientojnë drejt zgjedhjes së pajisjeve eficiente të kursimit të energjisë.

Për këtë të fundit, sipas një projektligji të nxjerrë për konsultim publik, furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë, duke iu ofruar konsumatorëve informacionin e nevojshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME