Categories Lajme

Fauci apel: Kujdes, maskat dhe distancimi social të nevojshme edhe pas vaksinimit ndaj Covid

Dr. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive të SHBA-së këtë të dielë është shprehur se dhe pas vaksinimit qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mbajnë masken dhe të ruajnë distancimin social.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi ka bërë me dije se nga të dhënat paraprake treguan se vaksina Covid-19 e zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive është më shumë se 94% efektive.

Gjithashtu deri më tani efekt të ngjashëm deri mbi 90 % kanë dhënë dhe vaksinat që janë në përdorim Pfizer dhe BioNTech.

Fauci në një intervistë të dhënë për mediat amerikane është shprehur se me një vaksinë të tillë dhe me dy vaksinat tjera ju mund të ndiheni të sigurtë por nuk duhet të nënvlerësoni dhe most ë mbani maskë.

“Padyshim, me një vaksinë 90 për qind plus efektive, ju mund të ndiheni shumë më të sigurt, por unë do t’u rekomandoja njerëzve që të mos i braktisin të gjitha masat e shëndetit publik vetëm sepse jeni vaksinuar. Këto baza përfshijnë: mbajtjen universale të maskave, mbajtjen e distancës fizike, shmangien e turmave të mëdha, bërjen e më shumë aktiviteteve në natyrë dhe larjen e duarve shpesh”, ka thënë Fauci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME