Categories Lajme

Fax News “zbulon” anti-terrorin: U maskuan me bluzat tona në Bularat, gjatë përvjetorit të Kacifas

Një ngjarje mjaft e çuditshme ka ndodhur në përvjetorin e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas. Agjentë të anti-terrorit, kanë zgjedhur të maskohen me uniformën e televizionit Fax News. Por, është pikërisht ky televizion, që ditën e sotme ka publikuar fotografinë e këtyre agjentëve, duke zbuluar për publikun maskimin e zgjedhur prej tyre dhe  çfarë ka ndodhur në Bularat. “Madje forcat e antiterrorit kishin zgjedhur të maskoheshin duke veshur jelekë të televizionit Fax News. Siç raportohet civilët e maskuar me logon e televizionit, kanë shkuar në Bularat me një “Pasat” të verdhë, ndërkohë që kanë pasur targa fallco taksie. Ushtarët e antiterrorist kanë qenë të pajisur edhe me kamera dhe me dylbi, duke e bërë “maskimin” e tyre me logon e televizionit edhe më të besueshëm“, shkruan Fax News. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME