Categories Lajme

Felaj: Punësimi premtim i mbajtur, falë tij dhe skema e pensioneve nuk u cenua

Reforma në punësim, reforma në pensione, reforma në drejtësi, Rilindja Urbane, janë vetëm disa nga arsyet se përse Partia Socialiste meriton të marrë mandatin e tretë. Ermonela Felaj, deputete e Partisë Socialiste, njëherazi kryetare e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, u shpreh se të gjitha partitë politike në funksionimin organik të tyre kanë si objektiv marjen e një mandati qeverisës.

“E duam një mandat të tretë. E meritojmë atë. Secila parti, që del në garë elektorale kërkon një mandat, të parë, të dytë, apo të tretë. Ne si Parti Socialiste kemi dalë në garë për të fituar këtë betejë elektorale. Ne kemi bërë reformën në pensione, qysh në mandatin e parë, vendosëm pensionin social, për ata që nuk kishin paguar sigurimet, duke mos i lënë pa asnjë të ardhur, siç i gjetëm. Ne mundësuam që skema e pensionit të mos kthehej në një bombë me sahat. Si e arritëm këtë?  Përmes punësimit. Ne kemi bërë një punë të fortë për të parandaluar punën në të zezë në mandatin e parë dhe kemi vijuar dhe në mandatin e dytë. Sot janë plus 228000 vetë që paguajnë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Punësimi është një premtim i mbajtur”, – theksoi Felaj.

Deputetja socialiste u shpreh se janë 450 kompani të përfshira në procesin e Rindërtimit, ku janë të punësuar jo më pak se 7 000 vetë. “Punësimi është një premtim i mbajtur dhe falë kësaj dhe skema e pensionit nuk u cenua”, – shton Felaj. “Reforma e pensioneve shërben që çdo pensionist, çdo burrë që mbush moshën 65 vjeç të marrë pensionin për të mbështetur jetesën e tij. 70-vjeçarët që nuk ishin pjesë e skemës janë bërë pjesë e skemës. Unë përmenda vetëm 7000 të punësuar të periudhës së fundit, në total përsëris, janë 228 000 të punësuar. Kanë dalë 13 000 shqiptarë nga puna nga fatkqësia e tërmetit apo nga pandemia, por fal vullnetit tonë, falë iniciativës sonë janë 7000 të punësuar të rikthyer në punë”, – shtoi Felaj.

Deputetja socialiste tha se një reformë tjetër tejet e sukseshme ishte dhe ajo e Rilindjes Urbane. “Investime cep më cep, nga veriu në jug. Rilindja urbane ishte një produkt i kësaj qeverie që nxiti dhe punësimin”, – tha Felaj. “E rëndësishme është që njerëzit meritojnë të kenë dhe të kërkojnë më shumë. Tre herë kemi ndërhyrë për të rritur rrogat e mjekëve, në fillim 7 %, më tej 10 % dhe këtë janar 15%. Mjekëve të angazhuar në luftën ndaj pandemisë u dhamë bonus 1000 euro dhe për pjesës mbështetëse 500 euro. Pensionet janë rritur 30 %. Të gjitha këto kategori meritojnë sërish të kenë një rishikim për të rritur edhe më tej pagesën ndaj tyre”, – nënvizon Felaj. “Ne kur morëm pushtetim u gjetën përpara një grope të madhe financiare. Ekspertët e FMN këshilluan të ulen pensionet dhe pagat, në fakt ne nuk bëmë as njërën as tjetrën, por morëm reforma të thella, që na krijuan kosto të rënda. Ishin akte qytetare, që ne morëm dhe stabilizuam financat dhe s’ka më kthim pas”, – deklaroi Felaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME