Categories Lajme

Fëmija i katërt sërish vajzë, 30-vjeçaren e detyron bashkëshorti të abortojë

Ka tre vajza dhe bashkëshorti e detyroi që të abortonte vajzën e katërt. Kjo është historia e një gruaje 30-vjeçare me origjinë nga Hasi, e cila ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”. Ajo nuk ka pranuar të tregojë portretin e saj dhe është prezantuar me emrin Jona. Kjo e fundit ka zbuluar se pas lindjes së 3 vajzave ata dëshironin shumë të kishin një djalë. Madje burri e ka bërë atë fajtore për mos lindjen e djemve, por vetëm vajza.

“Jam nënë e 3 vajzave. Ngela shtatzënë përsëri dhe dëshira jonë e madhe ishte të kishim një djalë. Por morëm vesh se në jetë do të vinte vajza e katërt. Për bashkëshortin tim kjo gjë ishte e rëndë dhe gjatë një debati mori në telefon në mjek që të shkonim të bëja abortin. Mjeku na tha që të mos e bëja abortin pasi kishte edhe probleme. Por burri nuk mori asgjë parasysh dhe tha se do të bëhet e pikë”, ka treguar 30-vjeçarja. E pyetur se si ndihej pasi bëri atë akt, Jona u shpreh se gjendja psikologjike ishte katastrofike.

“Kisha shumë ndjenjë faji. Dëshiron që të vdesësh edhe ti, të mos ngrihesh nga ai krevat. Normalisht që jam penduar. Në atë moment e ndjen veten të pafuqishme për të mbrojtur fëmijën tënd. Është njësoj si fëmija që ke në bark dhe atë që e shikon. Unë jam fajtorja se bëj vajza”, tha nëna e 3 vajzave. Ndërsa e pyetur se pse pranoi që të kryente abortin, 30-vjeçarja rrëfeu se ishte e detyruar nga bashkëshorti i saj.

“Nuk kisha zgjidhje tjetër. Nëse do kundërshtoja, marrëdhënia jonë prej 12-vitesh do përfundonte. Po sakrifikoja një për 3 të tjera. Ai ec me idenë se djali është i shtëpisë dhe vajzat lindin në derën e huaj dhe shkojnë tek e tyrja. Më kërcënonte se do merrte një grua tjetër që të bënte djem”, tha ajo. Madje Jona shtoi se bashkëshorti e ka shoqëruar atë në spital, pasi donte të sigurohej se po bëhej aborti. Ajo vijoi duke thënë se burri i saj është shumë indiferent ndaj këtij veprimi që kanë bërë dhe i thotë “i ke tre vajza, për çfarë e do një tjetër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME