Categories Lajme

“Fëmijët 14-15 vjeç në Shqipëri po kthehen në vrasës me pagesë”, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë “trondit” me deklaratën

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se fëmijët e moshave 14-15 vjeç në Shqipëri po kthehen në vrasës me pagesë.

Komentet Prençi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Në Shënjestër’ në News24, ku shtoi se ata stërviten në zonën e asaj që e konsideroi si ‘trekëndëshi i Bermudës’, ku përfshihen qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi e Lezha.

Ai tha se rekrutohen kryesisht fëmijët të cilët nuk kanë të ardhura, duke i kthyer në ushtarë për organizatat kriminale.

“Në trekëndëshin e Bermudës, Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ky rajon që po të kalosh rekrutohen ushtarë, vrasës me pagesë, bëjnë stërvitje natë e ditë në vende të fshehura, madje rekrutohen edhe fëmijë të moshave 14-15 vjeç. Nuk më shqetëson fati i ndokujt i përfshirë në krim, por po bëhet e udhës që po rekrutohen fëmijë që nuk kanë bukë dhe i kthejnë në vrasës me pagesë. Kjo plagë vjen sepse organizatat kriminale sepse nuk mbijetojnë dot pa këta ushtarë të rinj për vrasjet me pagesë. Policia duhet të riformatojë organizatën”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME