Categories Lajme

Fëmijët mund të përqafojnë sërish gjyshërit në Zvicër por me një kusht

Autoritetet zvicerane kanë thënë se tani është e sigurt që fëmijët nën moshën 10-vjeçare mund të përqafojnë gjyshërit e tyre, në kohën e pandemisë me koronavirus. Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch, ka thënë se shkencëtarët kanë vërtetuar që fëmijët e vegjël nuk bartin virusin. Megjithatë, ai ka thënë se takimet mes tyre duhet të jenë të shkurtra. “Fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin. Ata nuk kanë receptorë për të marrë sëmundjen”, ka thënë ai. Koch ka thënë edhe se shumë gjyshër “jetojnë për të parë nipat dhe mbesat” dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për shëndetin e tyre mendor. Zvicra është një prej dhjetëra vendeve në Evropë që kanë filluar të lehtësojnë masat e tyre të izolimit.
Këtë javë janë lejuar që të hapen kopshtet dhe parukeritë, derisa shkollat dhe dyqanet tjera që shesin produkte jo të domosdoshme do të mund të rihapen në dy javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME