Categories Lifestyle

Femrat janë më të prekura nga stresi dhe lodhja në punë sesa meshkujt

Një hulumtim i ri sugjeron se femrat janë më të rrezikuara nga lodhja dhe stresi nga puna sesa meshkujt.

Lodhja në vend të punës është gjë e zakonshme mes dy gjinive, por një studim i ri ka zbuluar diferencën alarmuese mes dy gjinive.
Pas hulumtimeve dhe eksperimenteve me mijëra persona, hulumtuesit e Universitetit Montreal kanë zbuluar se femrat janë shumë më të prira të vuajnë nga stresi dhe lodhja nga puna sesa meshkujt, për shkak se ato janë më pak të prira të jenë në pozita të fuqishme, gjë e cila i shkakton ato të mbushen me frustrim.

Pra, sipas profesorëve, femrat punëtore lodhen dhe stresohen me ritëm më të shpejt thjesht për shkak të natyrës së punës së tyre.

Thënë më thjesht, shumica e femrave nuk kanë pozita vendimmarrëse, që do të thotë se kanë më pak mundësi t’i shfaqin aftësitë e tyre dhe kësisoj ato fillojnë të lodhen emocionalisht.

Por, përveç mungesës së autoritetit, edhe vetëbesimi i ulët bashkë me vështirësitë për ta balancuar punën me jetën familjare bëjnë që femrat të lodhen, stresohen dhe të kenë probleme emocionale nga puna.

Ky është problem që shkakton dhimbje koke, mungesë motivimi, dhimbje në gjoks dhe i rritë shanset për sëmundje të zemrës dhe çrregullime të imunitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME