Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur se PD është uzurpuar dhe nuk ka garë, ndërsa ka kërkuar që kryedemokrati Basha të hapë krahun për promovimin e figurave të tjera brenda partisë.
I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Dyrnjaja ka bërë dhe një propozim të papritur, duke shtruar tezën që kadidate për kryeministre nga opozita të jetë ish-deputetja e PD Grida Duma.
“Gjynahe me pushtetin, ky është halli që kemi ne këtu. Atëherë hap krahun, le të vijë një figurë tjetër brenda partisë tënde që të jetë me kreditë më të besueshme. Të mos jetë me katapulta. I referohem opozitës. Pse mos jetë Grida Duma njeriu që të jetë nesër për kryeministre, pse të mos jetë dikush tjetër. Nëse ke 5 çështje që ti i ke mbi kurriz me pikëpyetje, hape krahun se po bllokon opozitën more zotëri. Hape krahun të vijnë të tjerët. Hap debatin brenda opozitës, hap strukturat që të ketë debat, të prodhohet reaksion politik. Është e uzurpuar PD, nuk ka garë brenda PD”, u shpreh gazetari.
