Categories Lajme

Ferizaj / Dy vajza bien nga kati i 4-të i një ndërtese, ndërron jetë njëra prej tyre

Një vajzë 15 vjeçare ka vdekur ndërsa një 18 vjeçare ka marrë lëndime të rënda pasi kanë rënë nga kati i katërt i një banese në Ferizaj.

Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sandër Prosi” të Ferizajt të shtunën në mbrëmje, sipas policisë së Kosovës.“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të i një objekti banesor.

Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”.

“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare.

Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Ferizajn, Kanun Veseli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME